Pas Thomas Brdariç qe u largua dy muaj me pare nga Shkodra dhe Vllaznia, sot ka qene rradha e nje tjeter trajneri te huaj per t’u larguar. Behet fjale per trajnerin anglez Dean Sibson i cili drejtoi ne sezonin e fundit Vllaznia U21.

Por ndryshe nga kjo e gjermanit, ikja e tij duket mes shume emocionesh dhe falenderimesh te cilat ai i ka bere permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Një sezon me të vërtetë i mrekullueshëm drejtimin në Shqipërinë veriore po mbyllet, shumë ngritje, disa ulje, por në tërësi një përvojë përrallore dhe shumë lidhje pozitive të krijuara.

Një falenderim i madh për lojtarët, stafin, zyrtarët dhe tifozët e Vllaznisë që më bënë të ndihem shumë i mirëpritur, ky është një klub i veçantë dhe ju uroj suksese në të ardhmen. Tek unë do të jetë përgjithmonë një pjesë e Shkodrës! Ju falënderoj që më bëtë pjesë e klubin tuaj, e qytetin tuaj dhe e vendin tuaj. Falemindirit!”

Me te ne pankine Vllaznia U21 beri nje paraqitje pergjithesisht te mire duke u renditur ne vendin e dyte ne kampionat, por tashme Sibson i ka dhene fund kontrates njevjeçare me klubin shkodran dhe eshte larguar andej nga ka ardhur./SHKODRA-SPORT.COM/