Sulmuesi i Vllaznisë, Ante Aralica, do të vijojë të jetë sërish pjesë e shkodranëve për ndeshjet e tyre europiane. Një lajm i tillë konfirmohet nga burime të “Shkodra Sport” pranë klubit, teksa sulmuesi ka një akord me klubin e Vllaznisë, deri në momentin kur skuadra do të eleminohet nga Conference League.

Aralica është një futbollist me vlera për trajnerin Mirel Josa në majën e sulmit. Megjithatë, përtej gjithçkaje, e ardhmja e tij në Shkodër mbetet për t’u parë pas ndeshjeve të Kupave të Europës.

Me Vllazninë, sulmuesi kroat arriti të shënojë 10 gola në 34 ndeshje të këtij sezoni në Abissnet Superiore. Kuptohet qe pritshmerite kane qene me te medha, por gjithsesi drejtuesit do bejne nje bilanc te situates rreth tij per te biseduar per te ardhmen.

Me rikthimin edhe te Kaines nga huazimi, keto dy lojtare jane per momentin te gatshem per trajnerin Josa per sfidat europiane, megjithate drejtuesit po shohin mundesine edhe per ndonje afrim tjeter cilesor nga merkatoja per repartin e sulmit.
Maringlen ZHIVANI