Vllaznia – Tirana luajnë sot në 16:45 në “Loro Boriçi”. Sfida e javës së 25 në Superligë vendos shumë për objektivat e skuadrave, që janë në garë për kreun dhe Europën. Në këtë duel, mësohet se do të vendosë drejtësinë arbitri i FIFA, Enea Jorgji.

Elbasanasi nuk ishte përzgjedhur për derbin Tirana – Partizani një javë më parë, teksa do ketë një detyrë jo të lehtë sot në fushë. Për vetë pritshmëritë e dy skuadrave, dueli i sotëm do jetë i nxehtë jo vetëm në fushë por edhe tribuna.

Kujtojmë qe Jorgji e ka arbitruar klasiken e fazes se dyte, ate te luajtur ne “Air Albania” ku u kontestua nga shkodranet per nje karton te kuq te padhene per goditjen me berryl te Behiratchez ndaj Aralices.

Ata shpresojne qe te mos ndodhe keshtu edhe sot qe te kene probleme me arbitrimin ne ndeshjen e shumpritur nga te gjithe.

79 gola kanë shënuar të dyja skuadrat në total këtë sezon, me bardheblutë e Shehit që kanë 11 realizime më shumë. Gjithashtu Tirana është edhe mbrojtja më e mirë e Superligës me vetëm 16 gola të pësuar, kundrejt 24 golave të pësuar nga Vllaznia.