Ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Gilman Lika, eshte emeruar ne nje detyre te re prej dites se sotme. Burime te sigurta per “Shkodra Sport” bejne te ditur se ish- mesfushori i njohur eshte emeruar ne krye te skuadres Vllaznia U17.

Kjo e fundit u shpall kampione e Shqiperise dhe fituese e Kupes se Shqiperise vetem pak kohe me pare nen drejtimin e trajnerit Edmond Doç, por ky i fundit duket se do te marre nje detyre tjeter brenda Akademise Vllaznia dhe si rrjedhoje vendin e tij tashme tek 17 vjeçaret do ta marre Lika.

Per te do te jete sezoni i tij i dyte si trajner teksa ne te parin ka drejtuar ekipin Basania U15 ne kategorine Superiore, nderkohe qe prej dates 1 gusht do te marre drejtimin e Vllaznia U17.

Kuptohet qe me eksperiencen e tij te madhe si futbollist, ai do te kete se çfare t’i mesoje futbollisteve te rinj qe konsiderohen e ardhmja e Vllaznise. Siç eshte bere e ditur edhe nga vete faqja e Akademia Vllaznia, stervitja do te nise javen e ardhshme dhe ne kete menyre, per Liken kjo do te jete diçka shume pozitive sepse rikthehet “ne shtepi” por tashme si trajner.

Drejtuesit e klubit shkodran pritet qe t’i kushtojne nje vemendje gjithnje e me te madhe punes me moshat sepse brenda pak vitesh Vllaznia nuk do te kete me nevoje per shume blerje dhe per kete arsye, po tenton te ofroje si trajnere emra te njohur qe mund te kontribuojne ne kete drejtim dhe Gilman Lika eshte njeri prej tyre./SHKODRA-SPORT.COM/