Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Guindo shpallet 'Golashënuesi më i mirë' në Superiore, ja...

LAJMI I FUNDIT/ Guindo shpallet ‘Golashënuesi më i mirë’ në Superiore, ja si e shpall rregullorja fitues para Seferit

Saliu Guindo është fituesi i titullit të “Golashënuesit më të mirë’ të Abissnet Superiroe në këtë edicion. Sulmuesi i Laçit ka shënuar 19 gola në këtë edicion dhe ia ka dalë të fitojë trofeun.

Në fakt, të njëjtat shifra ka regjistruar edhe Taulant Seferi i Tiranës, por e ka humbur garën në bazë të kritereve të përcaktuara nga FSHF, sipas nenit 53 “Trofeu “Golashënuesi më i mirë”, Abissnet Superiore”.

Pika b përcakton “nëse në përfundim të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Abissnet Superiore, rezultojnë dy ose më shumë lojtarë të cilët përmbushin përcaktimet e pikës (a) këtu më sipër në këtë paragraf, atëherë për të përcaktuar golashënuesin më të mirë zbatohen kriteret në vijim:

Guindo ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola, ndërsa Seferi ka shënuar të njëjtin numër golash, por me 35 ndeshje të luajtura. Kështu, sulmuesi i Laçit është ai që merr trofeun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments