Vllaznia do te luaje pas pak minutash ndeshjen e saj te pare miqesore ne token boshnjake ndaj ekipit vendas NK Medjugorje dhe tashme çdo gje eshte gati per startin e ketij takimi.
Trajneri Memelli nderkohe ka perzgjedhur edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare ne kete perballje ndaj ketij kundershtari qe ne fakt duhet pranuar se eshte me inferior sesa Vllaznia.
Ekipi shkodran do te luaje ne kete ndeshje me skemen 3-4-3. Keshtu ne porte do te jete Qarri nga minuta e pare, ndersa treshja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Stojanoviç, Juriç dhe Cheshmedjiev.
Ne mesfushe do te luajne Hakaj dhe Smajli ne krahe ndersa ne qender dyshja Boshnjaku- Alivoda. Ndersa treshja e sulmit do te jete e perbere nga Mala, Çoba dhe ne maje te tij Balaj.
Kuptohet qe eshte thjesht miqesore, por do te jete shume e rendesishme per te pare gjendjen e skuadres, formacionin dhe shume detaje qe kane te bejne me kete Vllazni e cila eshte teresisht ndryshe nga ajo e sezonit te kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/