Pas shumë kohë pritje, më në fund fusha stërvitore e “Reshit Rusit” tashmë do të jetë gati për Vllazninë.

Kështu, kjo fushë është rinovuar dhe ka përfunduar edhe shtrimi i tapetit dhe brenda ditës së nesërme do të jetë gati për lojtarët shkodranë që të mund të stërviten normalisht.

Ditën e nesërme, Vllaznia do zhvillojë seancën e parë stërivtore aty, teksa tashmë trajneri Thomas Brdariç dhe stafi i tij nuk do të mund të ankohen më për kushtet e stërvitjes.

Tashmë kuqeblutë, përveçse një skuadër cilësorë, kanë edhe fushën stërvitore në kushte moderne, që besohet se do të influencojë direkt edhe në rezultatet e skuadrës, ashtu siç është thënë edhe më përpara nga drejtuesit e klubit shkodran.

Ky është një investim i FSHF-së që i vjen në ndihmë klubit të Vllaznisë duke i mundësuar tapetin e fushës, teksa tashmë ata do të kenë një fushë të re stërvitore.
Maringlen Zhivani