Gjysmefinalja e trete e kampionatit kombetar te basketbollit te meshkujve ne mes Teutes dhe Vllaznise eshte nderprere ne fundin e pjeses se pare dhe nuk do te rinise me. Kjo do te thote se tashme pritet vendimi i gjyqtarise dhe i Federates per te mesuar se çfare do te ndodhe me kete takim.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se gjithçka ka ndodhur pas nje trepikeshi te shenuar nga Teuta ne sekondat e fundit te periodes se dyte te ndeshjes. Rezultati ne ato momente ka qene 44-40 ne favor te durrsakeve dhe me kete trepikesh ai ka shkuar 47-40, por ne kete moment ka ardhur reagimi i basketbollisteve te Vllaznise dhe i stafit te saj.

Kjo sepse paisja e 24 sekondeshit ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit ka nje defekt dhe si rrjedhoje per shkodranet, trepikeshi i Teutes eshte shenuar jashte kohes se rregullt. Ne keto rrethana, ata kane protestuar tek gjyqtaria e tavolines dhe tek komisari i ndeshjes duke thene se pa u rregulluar kjo paisje, ato nuk mund ta vazhdonin ndeshjen.

Dhe pasi kane pritur disa minuta, ne pamundesi per t’u rregulluar paisja, eshte vendosur qe Vllaznia te mos zbrese me ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje ndeshja eshte nderprere per te mos filluar me. Te pakten sonte. Tani do te jete Federata Shqiptare e Basketbollit qe do te vendose per fatin e kesaj ndeshje, nese do te perseritet apo do kete ndonje vendim tjeter per te.