Vllaznia do të përballet ndaj Linfield në shtëpinë e këtyre të fundit, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League.

Ndërkohë, së fundmi nga ajo që ka arritur të mësojë “Shkodra Sport”, një lajm i madh vjen për të gjithë tifozët shkodranë, ku do të kenë mundësinë për të parë ekipin e tyre të zemrës në “SuperSport”.

Këta të fundit kanë fituar të drejtën e tyre të transmetimit jo vetëm për ndeshjen e dytë që do të luhet në “Loro Boriçi”, por së fundmi edhe për ndeshjen e parë që do të luhet në Belfast.

Kjo ndeshje shihet si tepër e rëndësishme për kuqeblutë, ku dëshirojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv që në takimin e parë ndaj një kundërshtari si Linfield.
Maringlen ZHIVANI