Pas 4 oresh ne stadiumin “Loro Boriçi” do te startoje nje nga ndeshjet me te rendesishme te javes se parafundit te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Vllaznise dhe Laçit.

Nje ballafaqim ky shume i rendesishem sepse te dyja skuadrat po vijojne perpjekjet e tyre per te zene nje vend qe do t’i çoje me pas ne Kupat e Europes. Si rrjedhoje, rezultati i tij do te vendose shume gjera per keto dy ekipe.

Nderkohe “Shkodra Sport” meson se arbiter i kesaj ndeshje eshte caktuar Juxhin Xhaja. Nje arbiter qe ne fakt, kete sezon ka qene “i abonuar” pak si shume ne ndeshjet e Laçit. E sotmja do te jete e 12-ta qe ai e arbitron kete skuader (9 si kryesor dhe 3 ne VAR).

Kjo do te thote se gati ne nje prej tre javeve, ai ka qene ne fushe duke arbitruar Laçin dhe per statistike, ne keto 11 ndeshje te luajtura, kurbinasit kane fituar 7 ndeshje, 2 barazime dhe vetem ne 2 humbje jane mundur.

Te jete rastesi kjo gje? Te shpresojme qe po sepse do te ishte e pafalshme per FSHF per te sjelle ne Shkoder nje arbiter qe Vllaznia ne fakt e ka kontestuar edhe me perpara dhe po ashtu, ne ndeshjen e fazes se pare ne Laç, ka patur shume pakenaqesi ndaj tij./SHKODRA-SPORT.COM/