Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba ka dalë pozitiv në një test dopingu. Ai rezultoi pozitiv në një test të kryer më 20 gusht të vitit të kaluar pas hapjes së kampionatit ndaj Udinezes, ndonese ne ate ndeshje nuk kishte dale fare ne fushe.

Lajmi është bërë i ditur nga “corriere. it” Analizat e kryera zbuluan gjurmë të testosteronit në gjak. Lajmi u përhap mëngjesin e sotëm dhe ishte një varg thashethemesh fillimisht derisa u konfirmua. Tani pritet një deklaratë nga Juventusi.

Cilat ilaçe përmbajnë testosterone? Shumë produkte pa recetë që shiten në farmaci përmbajnë hormonin steroid, i cili përdoret për të rritur masën muskulore. Megjithatë, gjurmët e testosteronit janë të pranishme edhe në pomadat dhe xhelët antiinflamatorë.

Pogba ka qene lojtari me i pafat gjithe keto vitet e fundit sa i takon demtimeve qe ka kaluar dhe ndonese Juventusi e nxorri ne treg, asnje ekip nuk beri oferten e duhur dhe ai mbeti serish ne Torino. Por tashme me nje problem tjeter, edhe me te rende.