Vllaznia ka zbritur ne stadiumin “Flamurtari” per t’u bere gati per ndeshjen qe do te luaje ne oren 13.45 ndaj skuadres vendase, ndeshje kjo e vlefshme per turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise.

Nderkohe, trajneri Brdariç ka percaktuar tashme edhe formacionin me te cilin do te luaje ne kete ndeshje teksa nuk do kete ne dispozicion disa prej lojtareve titullare.

Ne porte kete here eshte preferuar Qarri ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Fangaj, Gurishta, Bulatovic e Hakaj.

Ne mesfushe do te jete treshja e perbere nga Krymi, Heriç dhe Mustedanagic ndersa ne sulm do jene Latifi e Çoba ne krahe dhe Djurdjevic ne maje.

Vllaznia do te luaje ne kete ndeshje me objektivin e qarte per te marre nje rezultat sa me te mire, per te hedhur nje hap te sigurte per kualifikimin ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise./SHKODRA- SPORT.COM/