Tirana mbetet pa trajner. Ashtu siç pritej, Erbim Fagu nuk do te jete me ne pankinen bardheblu. Lajmet ne lidhje me kete gje kishin disa dite qe qarkullonin, por nderkohe sot eshte zyrtarizuar edhe nga vete klubi. Pak minuta me pare ai permes faqes zyrtare ka bere te ditur se marreveshja me te, por edhe me krahun e tij te djathte Endri Vrapi eshte nderprere me konsensus. Ja njoftimi:

FALEMINDERIT ERBIM FAGU!

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi. Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

FALEMINDERIT ENDRI VRAPI!
KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.
Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.