Tre futbolliste me origjine nga Shkodra jo vetem kane luajtur mbremjen e sotme ne ndeshjen eliminatore te Kampionatit Europian ndaj Andores duke mbajtur te veshur fanellen e Irlandes, por edhe kane shenuar per te.

Behet fjale per futbollistet Kevin Zefi, Justin Ferizaj dhe Rocco Vata. Ata kane shenuar nga nje gol secili duke kontribuar ne fitoren e thelle 5-0 per kombetares irlandeze ne kete ndeshje.

I pari qe e ka derguar topin ne rrjete ka qene mesfushori Ferizaj qe ne minuten e 13-te duke i hapur rruge fitores se thelle te skuadres se tij.

Kevin Zefi, shkodrani qe tashme eshte bere pjese e Interit, ka shenuar golin e trete te ndeshjes, pikerisht ne minuten e 69-te, ndersa shkodrani tjeter Vata ka shenuar golin e peste ne minuten e 76-te.

Te tre keta lojtare konsiderohen elemente shume te rendesishem te kombetares se Irlandes dhe kete po e tregojne ne çdo ndeshje ku luajne duke u shfaqur ne rolin e protagonistit./SHKODRA-SPORT.COM/