“France Football” e ka zbuluar kopertinën e numrit të ardhshëm, e cila do të dalë në treg nga e shtuna dhe do t’i dedikohet “Topit të Artë”, në këtë numër do të publikohet edhe lista e kandidatëve për këtë çmim të prestigjozes franceze.

Në kopertinë siç shihet është ylli i Parisit Lionel Messi që shoqërohet nga titulli “Nuk jam penduar”, që me sa duket nënkupton transferimin tek Paris Saint Germain.

Ndërkohë nuk mungojnë edhe aludimet se fotoja është vënë si paralajmërim për fituesin e ri të Topit të Artë.

Për argjentinasin do të ishte trofeu i shtatë personal dhe me këtë rast do ta linte shumë prapa rivalin e përhershëm, Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar Topin e Artë pesë herë.