Ndoshta dashamiresit e futbollit te femrave ne vendin tone jane habitur javet e fundit kur kane pare renditjen e kampionatit dhe ne vend te pare ishte jo Vllaznia si gjithmone keto 9 vite, por Tirana apo Apolonia.

Ne fakt duket se nje renditje e tille ka qene thjesht sporadike dhe ekipi shkodran do te rikthehet serish ne vendin e pare pikerisht kete te shtune. E thote kete gje trajneri i tij Nikolin Leka qe ne nje prononcim per “Shkodra Sport” do te shprehej:

“Ka rastisur keshtu shorti i kampionatit dhe Tirana duke patur nje kalendar me te lehte, i ka fituar te 7 ndeshjet e deritanishme dhe eshte ne vendin e pare te renditjes, por deri te shtunen.

Do te luajme me te ne Tirane dhe padyshim qe Vllaznia do te fitoje dhe do te marre kryesimin e renditje sepse nuk ka si te jete ndryshe. Jemi ekipi me i mire dhe e meritojme kreun”- eshte shprehur ai.

Vllaznia aktualisht ndodhet ne vendin e dyte te renditjes me 19 pike (2 me pak se Tirana) dhe nderkohe ajo qe bie ne sy eshte golaverazhi fantastik i saj: 73-2./SHKODRA-SPORT.COM/