Sot te gjithe tifozet e Vllaznise moren padyshim lajmin me te mire per gati 10 vite ate te licensimit te ekipit per ne Kupat e Europes pasi kjo gje u arrit pas shlyerjes se detyrimit financiar fale kontributit dhe impenjimit te jashtezakonshem te sponsorit Xhaferi dhe te kryebashkiakes Ademi.

Tashme duket se gjithcka eshte bere realitet ndonese per kete duhet pritur deri ne diten e neserme qe kjo ceshtje aq shume e diskutuar te zyrtarizohet mes paleve.

Por ky faktor i rendesishem do kete ndikim pozitiv tek ekipi ne 11 javet e mbetura ?

Aktualisht kampionati ka hyre ne fazen me kulminante te saj ku jane per t’u luajtur dhe 11 jave deri ne fund te kampionatit. Sic eshte pare deri tani, Vllaznia kryeson tabelen e klasifikimit pas 25 javesh dhe skuadra shkodrane do kerkoje te mbaje serish vendin e pare dhe pretendimet e saj do nisin pikerisht qe nga ndeshja e ardhshme me rivalet e Partizanit ku tani koha ka filluar te levize mbrapsht pasi kampionati po shkon drejt fundit.

Nga opinioni sportiv ne Shkoder ky fakt shihet me optimizem te madh se licensimi per ne Kupat e Europes do kete ndikim pozitiv dhe gjithashtu motivim te dyfishte per ekipin, por kete lojtaret duhet ta shfaqin ne fushe qe ne ndeshjen e se shtunes sepse vetem fjalet e thena nuk mjaftojne.