Mario Kame është një nga lojtarët e spikatur të skuadrës së Maliqit. Kame ka eksperiencë, pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, ku doli nga ekipet e moshave, e madje, ka fituar edhe tituj me ekipin bardhekuq, ndërsa më pas ka luajtur edhe me Devollin në Kategorinë e Parë, apo dhe Mamurrasin e Pogradecin.

Mario Kame, në një prononcim për “RtshshKorça” ka pohuar: “Jemi një ekip i mirëorganizuar, me pretendime dhe me ambicie, ndërsa këtë sezon kemi vetëm një synim, ngjitjen historike të Maliqit në Kategorinë e Parë.

Kemi elementë cilësor dhe kualitativ, janë lojtarë që më parë kanë luajtur edhe në Kategorinë e Parë, apo kanë eksperiencë në Kategorinë e Dytë”.

“Jemi në një grup të fortë, me ekipe me rivalitet, kështu që ne do të synojmë që të bëjmë më të mirën tonë, me kujdes kam besim se do t’ia dalim, duke i marë ndeshjet një e nga një. Deri më tani kemi ecyri mjaft mirë dhe shpresoj shumë që të mbajmë këtë ritëm”, – tha Mario Kame, një nga lojtaët e dalluar të skuadrës së Maliqit këtë sezon.