Vllaznia në basketboll për meshkuj do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike të basketbollit. Kishte ditë që flitej për këtë gjë por në fakt konfirmimi përfundimtar ka ardhur nga Bordi ekzekutiv I kësaj lige. Ai është mbledhur ditën e djeshme në Sofje të Bullgarisë në mbledhjen  e tij të rradhës dhe të pranishëm në këtë mbledhje ka qenë I pranishëm edhe trajneri I ekipit të Vllaznisë Bledar Gjeçaj si dhe sekretari I Federatës Shqiptare të Basketbollit Korab Llazani. Të dy ata kanë shprehur dëshirën që skuadra kampione e vendit tonë të merrte pjesë në këtë Ligë shumë të rëndësishme. Përveç Vllaznisë dhe Shqipërisë, ka patur një kërkesë edhe nga skuadra kampione e Kazakistanit për të qenë pjesë e kësaj Lige.

Pavarësisht kësaj, më datë 10 qershor do të jetë edhe konfirmimi përfundimtar për mënyrën si do të organizohet Liga dhe kush do jenë skuadrat pjesmarrëse. E rëndësishme është që Vllaznia do të marrë pjesë në këtë organizim shumë të rëndësishëm ku marrin pjesë ekipet më të forta të Rajonit. Shkodranët natyrisht që nuk do kenë pretendime për ta fituar këtë Ligë por nga ana tjetër, për ta do jetë e rëndësishme marrja e përvojës dhe rritja e nivelit të basketbollit shkodran. Pritet që ndeshjen e parë në kuadrin e Ligës Ballkanike, Vllaznia ta luajë më 8 tetor. Përveç kësaj, pikërisht kjo pjesmarrje, ka bërë që drejtuesit e Bashkisë Shkodër dhe të klubit sportiv Vllaznia, të shpejtojnë gjërat për ta kthyer pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në parametrat normalë që kërkojnë drejtuesit e Ligës Ballkanike e për këtë arsye, gjatë muajit qershor do bëhet edhe tenderi për të përcaktuar firmën fituese që do merret me rikonstruksionin e këtij pallati sporti.
© shkodrasport.com