Luhen sot ndeshjet e para të L:iëgs së Kombeve për muajin tetor, me sfida shumë interesante pasi në fushë nuk është vetëm Kosova, por edhe rivalët e Shqipërisë në grupin e saj eliminator.

Një fitore e Skocisë do të nxirrte përfundimisht Izraelin nga loja për kualifikimin e mëtejshëm, ndërsa suksesi i Skocisë bën detyrim fitoren ndaj saj në muajin nëntor nëse duam të fitojmë grupin.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, me interesante është sfida në Poloni mes vendasve dhe Portugalisë, ku protagonistë janë Piatek dhe Andre Silva, dy ndër sulmuesit më në formë në Europë.

REZULTATET LIVE

Poloni-Portugali 2-3
18’ Piatek, 77′ Blasczikovski / 31’ Andre Silva, 44’ (ag) Glik, 53′ B. Silva

Izrael-Skoci 2-1
52′ Peretz, 75′ (ag) Tierni / 25’ (p) Mullgrju

Lituani-Rumani 0-1
13’ Çipçiu

Mali i Zi-Serbi 0-2
18’ (p), 82′ Mitroviç

Ishujt-Faroe-Azerbajxhan 0-2
28’ Almejda, 67′ Nazarov

Kosovë-Maltë 3-1
30’, 81′ Kololli, 69′ Muriqi / 51′ Agius

Rusi-Suedi ora 21:45