Ditët e fundit kanë qenë shumë të frutshme mesa duket për Vllazninë në aspektin e rikuperimit të disa prej lojtarëve të dëmtuar.

Nga sa është parë gjatë këtyre ditëve në stërvitje, Tafili e Marku duket se i kanë lënë pas problemet shëndetësore që kanë patur dhe gradualisht po bëhen gati për të luajtur.

Pak më ndryshe është situata me kapitenin Lika që është ende në dyshim por edhe ai mund të rikuperohet në kohë për sfidën ndaj shijakasve.

Vllaznia e ka të qartë objektivin e saj për të fituar edhe takimin e rradhës sepse vetëm kështu mund të arrijë të realizojë objektivin e saj për t’u ngjitur një kategori më lart.

Deri më tani gjërat kanë shkuar shumë mirë dhe kështu pritet të vazhdohet edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com