Menaxherja e Erling Halandit ka trazuar sërish qetësinë e Mançester Sitit sa i përket së ardhmes së sulmuesit norvegjez.

22-vjeçari po bën një sezon fantastik në “Etihad”, ndërsa ka shënuar 27 gola në Premier Ligë pas transferimit nga Dortmundi verën e shkuar.

Që kur firmosi me kampionët e Anglisë, u përfol se në kontratë kishte një klauzolë që do t’i lejonte të transferohej te Reali në vitin 2024.

Dhe menaxherja e tij Rafael Pimenta i hodhi benzinë zjarrit duke thënë: “Ekziston Premier Liga, por edhe Reali i Madridit. Ata kanë diçka speciale, që është gjithashtu ëndrra për shumë lojtarë. Reali e mban gjallë magjinë. Ata janë të suksesshëm në Champions”.