Ne shume prej ndeshjeve te ketij kampionati po luan si titullar dhe si rrjedhoje, duket se kemi te bejme me nje futbollist qe Vllaznia ka fituar tashme per te ardhmen. Behet fjale per mbrojtesin Geralb Smajli.

Pas dy javesh mungese per shkak demtimi, ai u rikthye ne fushe ne ndeshjen e kupes ndaj Partizanit ku beri nje paraqitje shume te mire, ndersa sot ka dale para gazetareve ne pragndeshjen me Teuten.

“Eshte e vertete qe stafi me ka mbeshtetur si ne momentet te mira ashtu edhe ne ato te keqijat qe kam kaluar dhe tashme jam i kenaqur qe jam pjese e formacionit dhe shpresoj qe te vazhdoj t’ia shperblej me paraqitje sa me te mira ne fushen e lojes.

Neser luajme ndaj Teutes, nje ndeshje shume e veshtire sepse luajme ndaj nje skuadre qe ka bere shume mire ne ndeshjet e fundit dhe shpresoj qe neser te shkojme per fitore dhe t’ia arrijme te kthehemi me tre pike nga Durresi”- eshte shprehur ai fillimisht.

I pyetur nderkohe se si po e perjeton kete eksperience me ekipin e pare te Vllaznise, mbrojtesi i djathte i kuqebluve shprehet: “Eshte krenari, eshte diçka qe nuk mund ta pershkruaj me fjale, por ajo qe une dua te bej, eshte te premtoj se do te jap gjithmone me te miren per te”./SHKODRA-SPORT.COM/