Liridon Latifi pritet të jetë titullar për të luajtur më 7-dhjetor në finalen e Superkupës ndaj Tiranës. Riaftësimi i tij pas dëmtimit që pësoi më 28-gusht në ndeshjen Vllaznia-Kukësi, nuk shkoi fort mirë për mesfushorin e krahut, por duket se ai tashmë për këtë finale do të jetë i gatshëm që nga minuta e parë.

Latifi gradualisht ka marrë ngarkesat e duhura, duke u futur edhe në stërvitje me grupin. Madje, pas gati tre muajsh larg fushave, mori më në fund minuta edhe në ndeshjen miqësore të fundit të Vllaznisë, duke dhënë sinjale të mira se do të jetë gati për finalen e Superkupës.

Trajneri Josa pritet ta ketë 100% gati Latifin për këtë finale të Superkupës ndaj Tiranës, e cila është parashikuar të luhet të mërkurën e ardhshme, pikërisht më 7-dhjetor në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, teksa edhe forma fizike e mesfushorit kosovar duket se do të jetë optimale.

Në fakt, pauza e kampionatit prej Botërorit i ka shërbyer shumë Liridon Latifit për të rritur gjendjen fizike, teksa ka mbi tre muaj që nuk luan.

Megjithatë, për ta parë realisht formën e Latifit duhet pritur mbrëmja e 7-dhjetorit, atëherë kur Tirana dhe Vllaznia do të ndeshen në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet për finalen e Superkupës.
Maringlen ZHIVANI