Ditën e nesërme, Veleçiku do të luajë ndeshjen e parë për sezonin e ri futbollistik ndaj Murlanit. Këtë sezon, drejtuesit koplikas kanë ndërmend të synojnë edhe njëherë tjetër që skuadra e tyre të ngjitet në Kategorinë e Parë, pasi gjatë kësaj kohe ato janë plotësuar edhe me disa futbollistë.
Si trajner për sezonin e ri do të jetë Dritan Smajli, ish-futbollisti i Vllaznisë. Ky emërim ka ardhur prej pak kohe dhe tashmë, Smajli e njeh në çdo detaj ekipin e tij dhe futbollistët që janë pjesë e tij.
Baza e ekipit për sezonin e ri do të jenë futbollistët që mbyllën sezonin e kaluar, por në mes tyre ka pasur edhe afrime cilësore. Drejtuesit e Veleçikut e kanë të qartë se sezoni i ri ka për të qenë edhe më i vështirë, prandaj kanë synuar afrime cilësore.
Kështu, disa nga emrat e njohur dhe me të ardhme të kësaj skuadre nisin nga dyshja e portierëve Lopçi-Kaçaj, për të vazhduar më pas me Çokajn, Çomon, Balajn, Banushajn, Elbasanin, Rrustemajn, Ujkajn, Alçanin, Mehmetajn, Amarildo Kaçajn, Hasajn, Shekajn, Rragamin dhe për ta mbyllur me treshen më me eksperiencë, Florind Bardulla, Arenc Dibra dhe Arsen Hajdari.
Ekipi koplikas, nën drejtimin e trajnerit Dritan Smajli, do të synojë deri në fund ngjitjen në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, “Shkodra Sport” ka siguruar edhe listën e futbollistëve të Veleçikut, që pritet të jenë pjesë e sezonit të ri. /Maringlen ZHIVANI/
Veleçiku i sezonit 2022-2023:
Redmir Lopçi
Leonard Kaçaj
Besard Çokaj
Wesli Çomo
Izmir Balaj
Arsen Banushaj
Arsen Elbasani
Elvis Rrustemaj
Ditmir Ujkaj
David Marku
Kujtim Alçani
Xhuliano Kaçeli
Flavio Zefi
Klodian Pjetri
Emiliano Mehmetaj
Amarildo Kaçaj
Alfred Kaçaj
Brilant Hasaj
Brajan Shekaj
Marsel Rragami
Florind Bardulla
Arenc Dibra
Arsen Hajdari
Tr: Dritan Smajli