Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit mund të shohë kthimin pas më shumë se një dekade të Bekim Balajt si futbollist i kuqebluve. Sulmuesi ka nënshkruar me Vllazninë pak ditë më parë dhe sot është në pankinë.

Ndonëse Balaj ka nisur stërvitjen me kuqeblutë, trajneri Mirel Josa ka vendosur që ta ulë në pankinë, duke i dhënë hapësirë nga minuta e parë Kainës në majë të sulmit.

Ndërsa te Laçi bie në sy aktivizimi i Guindo përkrah Adeleke, me Mazrekajn i cili do të jetë në mbështetje të tyre.

LIVE VLLAZNIA-LAÇI 2-0
31′, 43’ Hoxhaj