Ndeshja e sotme ne mes ekipeve te 21 vjeçareve te Vllaznise dhe Laçit, dy nder ekipet me te mira te kampionatit, eshte ndjekur me interes nga te gjithe drejtuesit e klubit shkodran.
Ne “Reshit Rusi” kane qene te pranishem edhe sponsori Xhaferi dhe krahu i tij i djathte Dibra. Po ashtu, kane qene te pranisheme dhe te gjithe pjestaret e stafit teknik te kuqebluve.
Duke filluar nga trajneri i pare Brdariç dhe ndihmesit e tij Plori, Osja e Lekiqi. Bashke me ta ka ndjekur ndeshjen edhe kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta.
Ka qene i pranishem edhe pergjegjesi teknik i Akademise Vllaznia Alban Neziri e po ashtu edhe emra te tjere te njohur te futbollit shkodran. Ne fund te ndeshjes, nderkohe siç shihet edhe ne foto, sponsori Xhaferi eshte ndalur te bisedoje per pak minuta me trajnerin Brdariç dhe pjestaret e tjere te stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/