“Luftë merkatoje” në mes ekipeve të së njëjtës kategori por edhe në mes trajnerësh. Kastrioti dhe Tërbuni në sezonin e ri të kategorisë së parë të futbollit shqiptar duket se do të jenë pretendente për në Superligë. Për këtë arsye, ato po tentojnë të forcohen me lojtarët e duhur në këtë
periudhë merkatoje.

Fakti që të dy këto ekipe kanë në pankinë trajnerë shkodranë, bën që si Nikaj ashtu edhe Krepi, të jenë të fokusuar tek marrja e futbollistëve që ata njohin mirë. I tillë ka qenë edhe rasti i mbrojtësit Dritmir Beci. Ai ka luajtur në dy sezonet e fundit me Tërbunin si në Superligë ashtu edhe në kategorinë e parë por që nga dita e djeshme do të jetë pjesë e Kastriotit. Krutanët mesa duket i kanë bërë ofertë më të mirë financiare dhe mbrojtësi 21 vjeçar ka zgjedhur të luajë për ta në sezonin e ri. Aty do te mbaje fanellen me numrin 5.
© shkodrasport.com