“Zbarkimet” e shkodranëve tek Kastrioti vazhdojnë. Projekti i trajnerit Samuel Nikaj vazhdon dhe natyrisht që ai po bazohet tek lojtarët që njeh mirë dhe ka kërkuar t’i ketë në dispozicion. Për këtë arsye, pas marrjes edhe të Dycës, pjesë e krutanëve zyrtarisht është edhe një tjetër lojtar i ardhur nga Superliga.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ergi Borshi. 22 vjeçari që e ka filluar karrierën tek Vllaznia, në sezonin e fundit luajti për Teutën e Durrësit por mungesa e hapësirave në gjysmën e dytë të tij, bëri që ai të kërkonte ndryshim ekipi. Për rrjedhojë, besimi që ka treguar ndaj tij trajneri Nikaj, ka bërë që mbrojtësi shtatëlartë të zgjedhë Kastriotin. Me të ka firmosur një kontratë njëvjeçare ndërkohë që do të mbajë të veshur fanellën me numrin 2.

© shkodrasport.com