Do te luhen sot te gjitha ndeshjet e Kategorise se Dytë te cilat ishin planifikuar per t’u luajtur ne fundjaven qe shkoi, por u shtyne nga FSHF per shkak te kushteve atmosferike. Ekipet do të zbresin në fushën e lojës në fundjavë, teksa do të zhvillojë ndeshjet e javës së 6-të të saj dhe te gjitha ndeshjet do te nisin në orën 13:30.

Në program janë disa duele mjaft interesante që do të luhen mes skuadrave. Ditën e shtunë do të përballen Sopoti dhe Besëlidhja, Adriatiku – Iliria, Gramshi- Albanët. Valbona kryesuese do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Shënkollin, teksa Veleçiku do të presë Murlanin dhe sfida e fundit do të jetë ajo mes Tërbunit dhe Naftëtarit.

Siç shikohet do kemi disa sfida interesante. Lezhjanet e Dritan Smajlit do te kerkojne te marrin fitoren e peste rradhazi, kete here ne nje transferte te veshtire si ajo e Librazhdit. Nga ana tjeter, ne Koplik do jete “derbi” ne mes Veleçikut dhe Murlanit ndersa Terbuni do te prese ne Puke Naftetarin, ne ndeshjen qe do te sjelle debutimin ne pankinen e tij te trajnerit Sinan Bardhi./SHKODRA-SPORT.COM/

Ndeshjet e sotme në grupin A:

Sopoti – Besëlidhja

Gramshi – Albanët

Shënkolli – Valbona

Veleçiku – Murlani

Tërbuni – Naftëtari

Adriatiku – Iliria