Në orën 19:00 në “Air Albania” do të luhet Superkupa e Shqipërisë mes Egnatias dhe Partizanit. Një duel ku të dyja ekipet do të sfidohen për trofeun e parë të sezonit.
Një trofe për të cilin skuadrat luajnë vetëm për prestigj. Skuarat do të luajnë për moral dhe për kenaqësinë e tifozëve për të seleksionuar një tjetër trofe për në muzeun e skuadrës.
Superkupa e Shqipërisë vlen zero lek, pasi nuk shpërdahet asnjë qindarkë për ekipet pjesmarrëse dhe për fituesin. Kujtojmë se Egnatia e kërkon për herë të parë këtë trofe, ndërsa Partizani e ka fituar dy herë Superkupën./newsport/