Regi Lushkja bën hapin e madh në karrierë. Mesfushori nga Kavaja që prej disa sezonesh është pjesë e Laçit, do të largohet këtë merkato janari për të firmosur me Sherif Tiraspol.

Të dyja klubet kanë gjetur akordin për transferimin e mesfushorit dhe Sherif do të paguajë rreth 350 mijë euro për të marrë shërbimet e tij, ndërsa Laçi do të mbajë edhe 20% të kartonit të lojtarit për të përfituar sërish në rast rishitje.

Sfida e sotme ndaj Partizanit do të jetë e fundit për Lushkjan pasi nesër do të udhëtojë drejt Moldavisë për të firmosur kontratën e re dhe për t’u bashkuar me ekipin në stërvitje.

Padyshim qe Lushkja do te tentoje te beje me te miren per skuadren e tij ne kete ndeshje ne menyre qe largimi i tij te jete me koken lart, per ta lene Laçin ne pozita komode ne renditje.