Ish- zëvendëstrajneri i Vllazise ne sezonin e kaluar, malazezi Aleksandar Madzar pas përvojës në Shkoder, ka nisur prej muajsh nje tjeter aventure ne vendin e tij te lindjes.

Ne gjysmën e dytë te sezonit futbollistik 2017-2018 ai mori drejtimin e ekipit te Bokelj, ekip ky qe militon ne ligen e dyte te Malit te Zi.

Ne 26 jave te luajtura, ky ekip qe drejtohet nga ish- zëvendëstrajneri kuqeblu, mban vendin e katert me 45 pike dhe eshte ne gare per t’u ngjitur nje kategori me lart.

Kjo pasi vendi i dyte dhe i trete qe te çojnë automatikisht ne play-off per t’u ngjitur ne ligen e pare eshte vetem 2 pike i shkeputur, kur kane mbetur dhe 7 jave per t’u luajtur deri në fund.

Duket se eksperienca e marre ne Shkoder po i sherben teknikut Madzar. Kete e pranon vete trajneri, ku ne nje bisede per “Shkodra Sport” shprehet se sezoni i kaluar me kuqeblute i ka sherbyer jashte mase pasi e rriti dhe me shume si trajner futbolli.

I pyetur se a po e ndjek Vllaznine e ketij sezoni, ai shprehet se çdo jave ndjek rezultatet e djemve shkodran.

Madzar mendon se pavarësisht veshtirësive qe po kalon skuadra, ne fund ekipi “ikone” i futbollit shqiptar do ia arrijë te qendroje ne Superlige.

“Më vjen keq që Vllaznia vazhdon të notojë sërish në të njëjtat ujëra por jam i bindur se edhe këtë herë ka për t’ia dalë për të arritur objektivin e saj”- deklaron malazezi që punoi për 20 muaj në Shkodër.

Ne mbyllje te bisedes Aleksandar Madzar, nuk harron te shprehe nostalgjine qe ka ende per ekipin verior ku thote se Vllaznia eshte nje “dashuri” per te dhe do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.
Uesli HILI