Manchester United është duke përgatitur një ofertë 30 milionë euro për talentin e Fulham, Ryan Sessegnon, thuhet në raportimet e fundit. Dhe Jose Mourinho thuhet se do ta largojë Luke Shaw nga skuadra për t’i hapur rrugë transferimit të 17 vjeçarit. Sessegnon është monitoruar nga një numër i madh skuadrash nga tërë Evropa.Fulham deri më tani i kanë rezistuar ofertave për të.

Mirëpo thuhet se qëndrimi i tyre ka ndryshuar, dhe ata janë të gatshëm të pranojnë ofertën 35 milionë euro.