Në pritje të gjyqit të ri (në shkallën e parë dhe të dytë) që do të duhet të vendosë për 15 pikët penalizim ndaj Juventusit për çështjen e fitimeve kapitale, te klubi bardhezi është koha të mendohet për hetimin e dytë, atë që lidhet mbi të gjitha me dy pagat manovra në epokën e Covid-it, por edhe dyshimet e partneriteteve me klube të tjera dhe marrëdhënieve me agjentët.

Deri të enjten, Juventusi do të duhet të dorëzojë dokumentet e mbrojtjes, më pas prokurori federal do të ketë 20 ditë për të vendosur nëse do të paraqesë apo referojë dhe, në rast referimi, nëse nuk ka marrëveshje për pranimin e fajësisë, gjykata federale do të vendosë dëgjim në shkallën e parë. Ndërkohë, vetëm pasi të ketë parë dokumentet e prokurorisë, Juventusi do të studiojë mbrojtjen e tij.

Megjithatë, siç sqaron sot “Gazzetta dello Sport”, nuk është e vështirë të imagjinohet linja mbrojtëse e bardhezinjve, e cila do të bazohet në dy shtylla themelore të bëra të qarta tashmë në shënimin zyrtar të publikuar në të njëjtën ditë të njoftimit për mbylljen e hetimeve: “Klubi beson se ka zbatuar në mënyrë korrekte standardet përkatëse ndërkombëtare të kontabilitetit, si dhe ka funksionuar në përputhje të plotë me parimin e besnikërisë sportive”.

Në thelb, prokuroria e akuzon Juventusin për shkelje të nenit 4 që parashikon detyrimin e besnikërisë dhe korrektësisë sportive (si për fitimet kapitale), por prokuroria ka barrën e provës dhe do të duhet të demonstrojë parregullsitë e supozuara të kryera nga klubi bardhezi.

Në vend të kësaj, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” argumentojnë, siç kanë bërë në të kaluarën, se ato dokumente të prokurorisë nuk kanë asnjë vlerë ligjore dhe synojnë të zhvendosin vëmendjen nga neni 4 në nenin 31, i cili ka të bëjë me shkeljet e menaxhimit dhe që parashikon sanksione më të buta (gjoba dhe një ose plus pikë dënimi).

Prandaj, objektivi i Juventusit do të jetë bindja e gjykatës se dokumentet plotësuese nuk kishin vlerë detyruese dhe nëse kishte ndonjë parregullsi, ato ishin të kufizuara në aspekte ekonomike që nuk kanë të bëjnë me rezultatet në fushën e lojës. Ndër hipotezat, shpjegon edhe “Gazzetta”, nuk duhet përjashtuar as ajo e marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Ndërkohë, UEFA vëzhgon dhe pret, tani për tani…/telesport/