Kapiteni i kombëtares shqiptare U17 Mario Mitaj duket se do të ketë një karrierë të suksesshme. Lojtari me origjinë nga Vermoshi, është aktualisht pjesë e AEK të Athinës por shumë shpejt mund të bëhet pjesë e një tjetër klubi të njohur europian.

Kjo ngaqë janë disa që duan ta kenë në rradhët e tyre. Ndërkohë gjatë muajit shkurt ai ka qenë i ftuar për të kryer disa testime tek Fejnordi në Hollandë dhe tek Benfika në Portugali.

Por këto testime nuk janë kryer sepse Mitaj ende nuk e ka kaluar plotësisht një dëmtim që e ka shqetësuar kohët e fundit. Megjithatë Fejnordi dhe Benfika nuk kanë qenë dorë prej këtij lojtari dhe për këtë arsye, i kanë caktuar data të reja për t’u paraqitur pranë tyre.

Kështu, 16 vjeçari nga data 1-5 mars do të jetë në Hollandë pranë Akademisë së njohur të Fejnordit ndërkohë që në Porugali tek Benfika do të jetë në datat 9-14 mars.

Madje duhet thënë se media të ndryshme pranë klubit të njohur portugez i kanë kushtuar vëmendjen e duhur këtij lojtari duke shkruar rreth tij teksa kanë përmendur edhe faktin që është kapiten i kombëtares shqiptare.
Gjergj KOLA