HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMarko Juriç, i vetmi futbollist me kartona që rrezikon te Vllaznia

Marko Juriç, i vetmi futbollist me kartona që rrezikon te Vllaznia

Vllaznia po përgatitet maksimalisht për sfidën e “Klasikes së Shqipërisë” të së dielës ndaj Tiranës. Për këtë ndeshje, një futbollist i shkodranëve duhet të bëjë kujdes në fushën e lojës gjatë kësaj përballjeje, pasi rrezikon të humbasë ndeshjen e rradhës ndaj Egnatias, që do të zhvillohet pas një muaji, kur të përfundojë Botërori i Katarit.

Kështu, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Marko Juriç, i cili ka marrë tre kartonë të verdhë deri më tani në 11-javë të luajtura. Mbrojtësi kroat është ndëshkuar ndaj Egnatias, Laçit dhe Bylisit, teksa me një tjetër karton të verdhë të marrë ndaj Tiranës, do të humbiste ndeshjen e rradhës.

Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, Juriç dhe ekipi i tij po përgatiten maksimalisht që të dielën në “Klasiken e Shqipërisë” ndaj Tiranës, ata të marrin maksimumin e mundshëm.

Lojtarë te tjere qe rrezikojne me kartona te Vllaznia nuk ka per momentin, çka tregon se ne keto 11 jave kampionat, Vllaznia nuk eshte ngarkuar shume me kartona.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments