Dështimi në luftën për titullin kampion që shihej si objektiv konkret i arritshëm, ka bërë që te Interi të shpërthejnë edhe disa polemika të brendshme, që kanë nisur me trajnerin Konte. Ky i fundit ka deklaruar se nuk i pëlqen vendi i dytë, si i pari mes humbësve, fjalë të cilat i ka kundërshtuar sot administratori i përgjithshëm, Bepe Marota, i cili e sheh situatën ndryshe.

“Me siguri është i rëndësishëm. Por analiza jonë përfshin rritjen e vazhdueshme, sezoni nuk është mbyllur ende, është ende herët për një përfundim. Por mund të themi se jemi përmirësuar, ndaj do të vazhdojmë në këtë rrugë”, ishin fjalët e tij që hidhnin poshtë ato të trajnerit.

Ndërkohë, Marota ka folur edhe për merkaton, duke e cilaësuar fantazi çdo zë që lidh zikaltërit me Lionel Mesin. “Po flasim për fantazi. Nuk është absolutisht një objektiv, mendoj se në këtë moment dëshiron që të vazhdojë jetën e tij futbollistike në Barcelonë.

Objektivi ynë është që të kemi në dispozicon Sançez të paktën për vazhdimësinë e Ligës së Europës”, theksoi Marota. /vipsport/