Kanë marrë fund vuajtjet e dëmtimit për mbrojtësin e Kombëtares, Kastriot Dermaku. Shqiptari ka zbritur në fushën e blertë pas një mungese të gjatë.

30-vjeçari u hodh në fushë nga trajneri i Leçes, në minutën e 57-të në sfidën ndaj Udinezes, të vlefshme për javën e 13-të të Serisë A, duke zënë vendin e ish-mbrojtësit të Barcelonës, Umtiti.

Dermaku ishte projektuar si titullar në fillim të sezonit, madje i besuan edhe shiritin e kapitenit, por dëmtimi i rëndë i prishi të gjitha planet. Shqiptari shpreson që të rikthehet më i fortë se kurrë të skuadra që militon në Serinë A, duke lënë pas momentin e vështirë.

Njekohesisht ai shpreson qe te rikthehet serish e te jape kontributin e tij per kombetaren shqiptare sa me pare te jete e mundur dhe pse jo pret ftesen e trajnerit Reja qe ne miqesoren ndaj Italise.