HomeKRYESOREMartinez nuk ka ndërmend të rinovojë me Interin, sulmuesi argjentinas dëshiron vetëm...

Martinez nuk ka ndërmend të rinovojë me Interin, sulmuesi argjentinas dëshiron vetëm Barcelonën

Me hapa të vegjël dhe pa nxitim, Lautaro Martinez po afrohet gjithnjë e më shumë me skuadrën e Barcelonës.

Kështu shkruan e përditshmja katalane “El Mundo Deportivo”, e cila thekson se sulmuesi argjentinas tashmë ka dalë zbuluar dhe nuk e fsheh më qëllimin e tij për t’u larguar nga Interi.

22-vjeçari nuk ka ndërmend të flasë me klubin zikaltër për rinovimin e mundshëm të kontratës, sepse në të ardhmen e tij sheh vetëm ngjyrat “blaugrana”.

Marrëveshja aktuale e Lautaros me zikaltrit skadon në vitin 2023, por Suning dëshiron t’ia rishikojë kontratën e t’i rritë pagën, bazuar në paraqitjet dhe kontributin e pamohueshëm, që e kanë rritur edhe vlerën e kartonit të tij në treg.

Në rast se sulmuesi do të këmbëngulë për t’u larguar, Interi nuk do të bëjë lëshime sa i përket çmimit të tij: do të kërkojë plot 90 milionë euro “cash” plus një ose dy lojtarë të Barcelonës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments