HomeKRYESOREMbape te Juventusi? Tifozët bardhezi fillojnë të ëndërrojnë, ylli francez me mesazh...

Mbape te Juventusi? Tifozët bardhezi fillojnë të ëndërrojnë, ylli francez me mesazh enigmatik në rrjetet sociale

Kilië Mbape te Juventusi? Marrëveshja është praktikisht e pamundur, por sulmuesi i PSG-së po i bën tifozët e Juventusit të ëndërrojnë.

E gjitha kjo për shkak të një “Story” të postuar në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Instagram” nga ku sulmuesi francez, ka publikuar një mesazh enigmatik: “Zebra, po vij”.

Një enigmë e vërtetë, duke parë se zebra është simboli i përjetshëm i “Zonjës së Vjetër”.

Tifozët e Juventusit filluan të ëndërrojnë për ardhjen e tij në Torino në vend të Dibalës dhe Bernardeskit për të bërë një dyshe perfekte me Dushan Vlahoviç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments