Kilië Mbape te Juventusi? Marrëveshja është praktikisht e pamundur, por sulmuesi i PSG-së po i bën tifozët e Juventusit të ëndërrojnë.

E gjitha kjo për shkak të një “Story” të postuar në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Instagram” nga ku sulmuesi francez, ka publikuar një mesazh enigmatik: “Zebra, po vij”.

Një enigmë e vërtetë, duke parë se zebra është simboli i përjetshëm i “Zonjës së Vjetër”.

Tifozët e Juventusit filluan të ëndërrojnë për ardhjen e tij në Torino në vend të Dibalës dhe Bernardeskit për të bërë një dyshe perfekte me Dushan Vlahoviç.