Gazetarja Qeqa Krelani ka reaguar pasi emri i saj u lakua nga shumë individë në rrjetet sociale dhe televizion. Qeqa në këtë shkrim ka përmendur disa individë, në mesin e tyre edhe trajnerin Ismet Munishi, duke thënë se nuk i përgjigjet dikujt që është më i shkarkuari në historinë e futbollit kosovar. Përveç Munishit, Krelani goditi edhe disa individë të tjerë. Ky është reagimi i saj në facebook.

“Derisa jam ne pritje te Prokurorise te me gjykoje per krimin me te madhe qe kam bere si gazetare, duke e rekomandu dhe duke insistu qe te ftohet ne Perfaqesuese super futbollisti Muhamet Hyseni, i cili poashtu duhet me dhon pergjegjesi para trupit gjykues qysh per 8 minuta deputim, i shenoj gol portierit te Interit, kam disa pergjigje edhe per moralistat publik te cilet gjate gjithe ketyre neteve neper debatet televizive, nuk lan vner pa hedhe mbi emrin tim.

A je normal Qeq? Qysh po e rekomandon nje futbollist te Llapit, me drejtuesit e te cileve vazhdon te kesh perplasje publike? Mirpo gjyshja ime 90 vjeçare te cilen e kam ne krahun e djathte po me qorton duke me thene “Kush jane keta qe ti me iu pergjigje qika jeme??!

Mire e ka gjyshja. Goditjeve e ofendimeve te kujt me iu pergjigje? Nje trajneri qe eshte trajneri me i shkarkum ne histori te futbollit kosovar?!

Nje trajneri qe luan moralistin neper studio televizive duke pergojuar burra e gra te kesaj industrie, ndersa akoma nuk ka dhene pergjegjesi publike rreth videos skandaloze ku shihet duke u knaq tu qeshe, derisa alla refera tregojne si e kurdisnin futbollin e Kosoves?!

Pastaj ti pergjigjem atij trajnerit tjeter i cili njifet qe 80% e futbollisteve ne Kosove nuk duan te punojne me te dhe shpesh eshte sabotuar neper klubet te cilat ka drejtu?!

Nje trajneri i cili kritikon trajneret e huaj qe nuk i njohin futbollistet kosovar ndersa eshte po ai i cili ne diten e pare te punes pyeste futbollistet elitar SI E KE EMRIN?!

Ti pergjigjem ketyre trajnereve te studiove televizive te cilet asnjehere ne karieren e tyre nuk derguan ne evrope nje skuader kosovare?!

Ti pergjigjem drejtorit te futbollit ne Art Motion i cili perfaqeson mashtrimin me te madhe te kanaleve futbollistike, e qe deri tani nuk ka dhene asnje pergjegjesi dhe shpjegim publik rreth shkeljeve te mijera kontratave per te cilat ky popull i dashur ka nenshkru?