Nje gol i sulmuesit shkodran Rigers Musaraj i ka dhene fitoren Beselidhjes ne ndeshjen ndaj Terbunit. Nje ndeshje e luajtur ne dy dite, fillimisht te dielen ne Puke pjesa e pare e cila eshte mbyllur ne barazim 1-1 dhe qe per arsye te kushteve atmosferike nuk u luajt pjesa e dyte, pjese e cila eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.

Duhet thene se nga te dy ekipet ka patur perpjekje per te shenuar, por me shume inisiative ka patur ekipi i Beselidhjes i cili eshte ndihmuar edhe nga dalja me karton te kuq e futbollistit Troshani ne minuten e 72-te. Ka qene nje goditje denimi e akorduar nga arbitri dhe lojtari i pukjaneve e ka tretur topin me kembe. Nje veprim qe eshte ndeshkuar me karton te verdhe nga arbitri, por ai ka qene i dyti per Troshanin dhe si rrjedhoje ka ardhur i kuqi.

Si rrjedhoje e epersise numerike te lezhjaneve, ato nuk kane vonuar qe te shenojne golin e shumepritur. Pas nje krosi ne zone nga nje goditje denimi, topi ka shkuar ne zone, aty ku sulmuesi Rigers Musaraj e ka goditur sakte me koke duke e derguar ne rrjete.

Kaq ka mjaftuar qe te Beselidhja te krijohet qetesia nderkohe qe Terbuni i pakenaqur me disavantazhin eshte hedhur ne sulm per te barazuar, por pavaresisht ndonje perpjekje, nuk ia ka dale dot ta dergoje topin ne rrjeten e portierit Kaçaj.

Perfundimisht 2-1 per Beselidhjen ne nje ndeshje qe ka zgjatur dy dite. Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve duke mbajtur serish ne vendin e dyte te renditjes dhe duke qene ndjekesja me e afert e Valbones kryesuese qe ka grumbulluar 24 pike deri tani.


TERBUNI- BESELIDHJA 1-2

Bushaj ‘4/ D. Marku ’45 (11-m), Musaraj ’76