Laçi e ka fituar takimin e sotëm me rezultatin 1-2 ndaj Kamzës, në javën e parafundit të Kategorisë Superiore.

Tashmë ekipi i Ahmataj e diskuton mbijetesën në javën e fundit të kampionatit, teksa nuk duhet të dalë pa pikë nga takimi me Partizanit.

Klubi i Kamzës e kishte njoftuar që përpara nisjes së takimit, se vendosja e Hamitit për të mbajtur ndeshjen ndaj Laçit ishte tendencioze.

Kur takimi është mbyllur, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, është njoftuar përfundimi i 90-minutave nëpërmjet një postimi ironik, teksa Kamza shprehet se ndeshjen e ka fituar “kamikazi” Hamiti.

Madje vazhdohet edhe më tej, ku thuhet se ky gjyqtar ishte i porositur që të fërshëllente sa herë që balerinat e ekipit kundërshtar rrëzoheshin në fushë. /vipsport/

Reagimi i plotë

Kamza 1-2 Kamikazi (Hamiti)

Arbitri i porositur për të fërshëllyer sa herë që balerinat e ekipit kundërshtar shtriheshin në fushë, kampionat pazaresh e dhuratash. Vazhdojmë në ndeshjen e fundit.