Kategoria Superiore luajti sot javën e saj të parafundit, dhe renditja befason ende, pasi jo gjithçka është vendosur, dhe java e fundit pritet të jetë “zjarr”. Skënderbeu dhe Kukësi, u mundën sot, dhe mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë, me 72 dhe 62 pikë.

Luftëtari mbetet i treti, me 56 pikë, dhe është shumë pranë sigurimit të këtij vendi në javën e fundit. Laçi gjendet 3 pikë pas, po aq sa Partizani, të dyja në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Teuta shpëton tashmë matematikisht, pasi ka grumbulluar 46 pikë, dhe gjendet e gjashta, ndërsa në vendin e shtatë, renditet Flamurtari me 45 pikë.

Për mbijetesën gjithçka do të vendoset javën e fundit, me Kamzën që gjendet e teta, me 43 pikë, ndërsa Vllaznia momentalisht e parafundit, dhe ka 41 pikë. Shkodranët kërkojnë fitore me patjetër, ndërsa shpresojnë tek hapi fals i Kamzës.