Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbrojtësi brazilian 'lë thatë' Partizanin, lojtarët kthejnë sytë nga drejtuesit

Mbrojtësi brazilian ‘lë thatë’ Partizanin, lojtarët kthejnë sytë nga drejtuesit

Fernandinho pritej të mbërrinte sot në Tiranë për të nisur punën me Partizanin. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Burime të besueshme pranë klubit të kuq tregojnë se ende drejtuesit nuk kanë dhënë miratimin për mbrojtësin brazilian që do të zëvendësonte Mustën e larguar në linjën e majtë të prapavijës.

Atmosfera është pozitive pas triumfit 3-0 kundër Egnatias, megjithatë stafi teknik pret ende dhe dy dhurata. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë me të cilin u tha se një akord, por dhe një sulmues.

Gjithçka aktualisht është e ngrirë dhe shkak janë bërë financat. Edhe pse jo zyrtarisht, të njëjtat burime tregojnë se lojtarët janë me sytë nga drejtuesit për të marrë pagat e tyre. Ata kanë hyrë në muajin e tretë pa u paguar, por janë mjaftuar vetëm me bonuset e ndryshme.

Pritet të shihet se çdo do të ndodhë te 16 herë kampionët e vendit që pas largimit të Ilir Dajës nga drejtimi, synohen minimalisht Kupat e Europës./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments