Liridon Latifi është mungesa e madhe e Vllaznisë për javën e 17 të Superligës. Sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e së shtunës kundër Tiranës, duke plotësuar numrin 4 të tyre për një javë pushim të detyruar.

Minuta e 55 ka qenë ajo kur Latifi u ndëshkua me të verdhë, teksa Brdaric do ketë jashtë lojtarin më të mirë të skuadrës. Vllaznia çel të premte javën e 17 të Superligës në “Loro Boriçi”, teksa pret në 16:45 Egnatian.

Në 22 ndeshje me shkodranët në të gjitha kompeticionet, Latifi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asiste.

Tashme mbetet per t’u pare se kush do ta zevendesoje Latifin ne formacionin kuqeblu sepse eshte hera e pare qe ai do te mungoje ne formacionin e Vllaznise ne ndeshjen e ardhshme.