Faktet janë të pakundërshtueshme, Medhi Benatia dhe Juventusi janë shumë pranë që të ndajnë rrugët mes tyre. I lodhur duke mos gjetur më minuta tek “Zonja”, 31-vjeçari e ka deklaruar vetë se ndihet i tepërt në repartin e mbrojtjes.

Nga kjo situatë është gati të përfitojë pikërisht Milani, që ka gati formulën për të marë marokenin që në janar. Kuqezinjtë, edhe në telashe me Fair Play Financiar, do të ishin gati ta merrnin në huazim Benatian, me detyrimin për ta blerë në shumën e 15 mln eurove. Gjithsesi, ende gjithçka është në hipotezë, dhe zhvillime të reja priten në lidhje me këtë lëvizje.