Sezoni futbollistik i Leicester City nuk premtoi asgjë të veçantë nëse do të ndaleshim te renditja në tabelë…deri para pak javësh.

Fatkeqësisht ky ekip u bë kryefjalë e mediave pas vdekjes së presidentit Vichai Srivaddhanaprabha. E gjithë bota e futbollit u trondit nga një lajm i tillë dhe nisur nga deklaratat e bërë nga lojtarët është lënë të nënkuptohet se tani e tutje gjërat do të ndryshojnë. Çdo ndeshje dhe çdo gol do të shërbejë për nderimin e figurës së presidentit të ndjerë. Golat në këtë periudhë janë më të nevojshme se asnjëherë tjetër.

Megjithatë sipas “Mail Online” mënyra e festimit nuk do të jetë më e njëjta. Kënga “Fire” nga Kasabian, e cila përdorej pas shënimit të golit nuk do të vendoset më stadiumin “King Poëer”. Një vendim i tillë ka ardhur pasi në një fragment të saj thuhet “Unë jam në zjarr” dhe kjo është shenjë mosrespekti, por edhe risjellë në vëmendje vdekjen e Srivaddhanaprabha, i cili humbi jetën pasi helikopteri u përfshi nga flakët.

Nuk do të ketë kënëgë edhe për faktin që lojtarët të jenë më të qetë në fushën e lojës, por edhe për të për të zvogëluar entuziazmin e tifozëve në shkallët e stadiumit, ku gëzimi i tyre do risillte sërish në vëmendje presidentin që u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.